7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Putini nuk duhet të jetë në krye të Rusisë”, zëdhënësi i Kremlinit i përgjigjet ashpër Bidenit

Rekomandime

Joe Biden tha të shtunën gjatë një vizite në Poloni se Putini nuk duhet të mbëtet më në pushtet. Kjo u mor si një koment që nxit qytetarët për ndryshimin e regjimit.

Zëdhënësi Dmitry Peskov tha të hënën se komentet e presidentit amerikan Joe Biden për presidentin rus Vladimir Putin e kanë shqetësuar Kremlinin.

- Advertisement -

Sipas CNN, Biden tha të shtunën gjatë një vizite në Poloni se Putini nuk duhet të mbëtet më në pushtet. Kjo u mor si një koment që nxit qytetarët për ndryshimin e regjimit. Ndërkohë Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e mohuan më vonë vërejtjen, duke thënë se Biden nuk po bënte thirrje.

Peskov tha se presidenti i Rusisë nuk vendoset nga zoti Biden po këto deklarata shkaktojnë shqetësime.

“Këto deklarata sigurisht që shkaktojnë shqetësim. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër deklaratat e presidentit amerikan. Ne i shënojmë me kujdes dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë,”-tha Peskov të hënën në një konferencë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit