22 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

E rëndë: Ndërron jetë 17 vjeçari i plagosur në Prishtinë

Rekomandime

Ka vdekur në QKUK 17 vjeçari i cili plagos me armë zjarri në kokë nga dy persona dje në lagjen Arbëri të Prishtinës, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

I riu nga Prishtina, Lekë Bulliqi, nuk ka mundur që t’i mbijeton plagëve të rënda të marra nga plagosja me armë zjarri në kokë.

Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Sot rreth ores 10:00 jemi njoftuar nga QKUK, se ka nderruar jete L.B , 17 vjeç, personi i plagosur dje ne Prishtine. Trupi i pajete i viktimes eshte derguar per obduksion ne Institutin e Mjekesise Ligjore. Lidhur me kete rast i cili eshte cilesuar si vrasje e rende, policia ka identifikuar dy persona te dyshuar dhe eshte ne kerkim te tyre.” thotë Ahmeti për Metron.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në rrugën ‘Hysni Popova’ në lagjen Arbëria në Prishtinë.

- Advertisement -

Ndërkohë Policia e Kosovës ka identifikon dy personat që kanë kryer vrasjen, mirëpo akoma nuk i ka arrestuar dhe është në kërkim të tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit