Deputetët e partive opozitare të PDK-së dhe LDK-së janë ankuar se nuk po u jepet fjala në seancën e Kuvendit.
Pas kësaj ka folur kryeministri Kurti duke thënë se është interesant që njerëzit që vazhdimisht e marin fjalën ankohen se s’po kanë mundësi me folë.
“Ne nuk duam t’ia ndalim fjalën askujt, ne duam ta ndalim ha’jninë, dhe ne kemi ardhur në qeverisje për ta ndalë ha’jninë.
Folni sa të doni, s’ka kurfar problemi.
Është interesante qysh njerëzit që vazhdimisht e marin fjalën dhe flasin thonë se s’po kam mundësi me folë.S’po e di ai person a po e nin veten qysh pe nijm na”, ka thënë Kurti.
Tutje, shefi i qeverisë tha se s’ka kusherinj të punësuar në qeverinë e tij.
“Diagnoza jonë ka qenë e qartë, Republika e Kosovës ka elemente të shtetit të kapur. Ajo që është e të gjithëve dhe bëhet veç e dikujt ajo është ha’jni. S’ka kusheri të mi nëpër institucione. Çështja e akzave të llojit, se spo e shuani AKP-në por po e emëroni një bord tjetër janë faza të këtij procesi. Ju po dëshironi që të shuani AKP-në sot por s’është e mundshme, ju po doni që ta shuani aq shpejt por nuk është e mundur”, ka thënë Kurti.