1.7 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Bletarit nga Prizreni, për dy muaj ariu ia shkatër’roi kosheret me bletë katër herë

Rekomandime

Ramadan Totaj nga fshati Gjonaj i Prizrenit, ankohet se që nga fillimi i muajit prill, katër herë i janë shkatërruar kosheret me bletë sipër shtëpisë së tij.

- Advertisement -

Së fundmi, ai thotë se mbrëmë i janë dëmtuar 15 të tilla, dhe se tashmë i kanë mbetur shumë pak nga 40 koshere sa posedonte ai.

Ai pretendon se dëmet po i shkaktohen nga ariu dhe për këtë është shumë i bindur, ndërsa përveç dëmeve është përhapur edhe frikë tek fëmijët.

“Në bazë të shenjave dhe rrëmujës që po shihet, nuk mendoj se tjetërkush pos ariut mi ka dëmtuar bletët. Mbrëmë kam dëgjuar të lehurat e qenve nga ora 22:00. Nuk kam parë ariun por kam dëgjuar një zhurmë të madhe afër dushkut dhe e kam parë që bletët më janë dëmtuar”, tregon për TV Prizrenin, bletari Ramadan Totaj.

- Advertisement -

Ai thotë të jetë i lidhur shpirtërisht me bletarinë qysh nga fëmijëria, ndërsa shton se për rastet e shkatërrimit të koshereve ka informuar edhe policinë, ndërsa edhe dëmet janë të konsiderueshme.

Ai apelon tek institucionet që të merren më seriozisht për të izoluar së paku ariun keqbërës siç pretendon ai, por nuk është optimist se organet përkatëse do të kenë parasysh kompensimin e bletarëve të dëmtuar sikurse ai.

- Advertisement -

Bletari Totaj, krejt në fund gjatë largimit tonë, tha se mbetet në ankth se kafsha që po i shkakton telashe prapë do të vjen në vendin e saj ku po i shkatërron kosheret e tij përplot me bletë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit