Ka filluar takimi i të dërguarit special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Matthew Palmer, me ushtruesin e detyrës së PDK-së, partisë më të madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës.
Mësohet se takimi është duke u mbajtur në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Palmer ka arritur në Kosovë për një vizitë tre-ditore që në fokus do të ketë dialogun e Kosovës me Serbinë.
Këtë javë në Kosovë do të qëndrojë edhe Miroslav Lajçak, i dërguari special i BE-së për dialogun e Kosovës me Serbinë. Së bashku, këta të dy do të angazhohen në rinisjen e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes së paqes mes Kosovës dhe Serbisë.