10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Vendim i tmerrshëm”, Mujanoviq kritikon ashpër Lajçakun e Palmerin

Rekomandime

Jasmin Mujanoviq, doktor i shkencave politike, ka reaguar ndaj emisarit të BE’së, Miroslav Lajcak, dhe përfaqësuesit të Departamentit të Shtetit Amerikan dhe të dërguarit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, për takimin që kanë zhvilluar të dy në Beograd me kreun e Kishës Otrodokse të Serbisë, patriarkun Porfirije.

Mujanoviq ka thënë se një vendim i tillë për të takuar Porfirijen është i tmerrshëm, meqë thotë se është gabim trashanik të promovohen institucionet fetare si faktorë politik.

- Advertisement -

“Ky është më të vërtetë një vendim i tmerrshëm nga të gjitha palët e përfshira. As BE-ja e as SHBA-ja nuk duhet të përfshihen në punë të promovimit të institucioneve fetare si aktorë politik. Një gjykim jashtëzakonisht i keq nga Lajcak dhe Palmer”, ka shkruar Mujanoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit