9.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

“Kosova për ne është si Jerusalemi për hebrenjtë”, fjalia e klerikut serb pak orë pas takimit me Lajçakun dhe Palmerin

Rekomandime

Miroslav Lajcak dhe Matthew Palmer kanë takuar gjatë vizitës në Beograd edhe kreun e Kishës Ortodokse të Serbisë, patriarkun Porfirije. Lajcak ka treguar se me klerikun serb kanë diskutuar për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Për një takim të tillë me Porfirijen ka reaguar ashpër, doktori i shkencave politike, boshnjaku, Jasmin Mujanoviq, duke e cilësuar si një vendim të tmerrshëm, meqë sipas tij, nuk duhet që të faktorizohen drejtuesit e institucioneve fetare për çështje që ndërlidhen me politikë.

Pas këtij takimi ka folur edhe vetë patriarku serb, Porfirije, i cili ka thënë se për serbët “Kosova është ajo çfarë Jerusalemi është për Izraelin.

“Për serbët, Kosova është çfarë është Jerusalemi për hebrenjtë dhe patriarkana e Pejës për Kishën Ortodokse është çfarë është Vatikani për Kishën Katolike”, ka thënë Porfirije, shkruan Novosti, raporton Gazeta Express.

- Advertisement -

Reklamë
Ai tutje ka thënë se Kosova, “Srpska Republika” dhe Mali i Zi janë të një rëndësie vitale për Serbinë, derisa ka drejtuar akuza drejt Prishtinës zyrtare se Kosova është e pa interesuar për dialog.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit