0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Blerim Devolli i Malit të Zi synon t’ja marr Kosovës 25 milionë euro në Arbitrazh

Rekomandime

1.8 milionë euro pritet t’i kushtojë mbrojtja Kosovës për tri raste të arbitrazheve ndërkombëtare. Këto para do t’iu jepen zyrave ligjore që do të përfaqësojnë Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës.

Blerim Devolli, IUTECREDIT dhe ContourGlobal tashmë kanë bërë padi në Gjykatën e Arbitrazhit duke kërkuar miliona euro në disa raste kontestuese shkruan kujdestari.info transmeton Kosova ime.

- Advertisement -

Blerim Devolli, kundër Telekomit të Kosovës. IUTECREDIT kundër Bankës Qendrore të Kosovës dhe ContourGlobal kundër Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik kanë dorëzuar padi,

Ministria e Drejtësisë që udhëhiqet nga Albulena Haxhiu ka publikuar kompaninë fituese që do të përfaqësojë ministrinë në arbitrazh. Kompania “Squire Patton Boggs (US) LLP” nga SHBA është përzgjedhur që të autorizohet për tri rastet kontestuese, derisa vlera e kontratave totale është 1.8 milionë euro.

Kjo kompani është zgjedhur me procedurë të negociuar, pa publikim të kontratës, derisa ishin kontaktuar nga ministria edhe disa kompani tjera ndërkombëtare, por që kishin çmim shumë më të shtrenjtë. Paditë që kanë bërë Devollët ndaj Telekomit të Kosovës, shihet se blerim Devolli është paraqitur si shtetas i Malit të Zi. Të patën, kjo mund të konstatohet pasi në fund të padisë figuron si kopje e skanuar pasaporta e Blerim Devollit e cila është e lëshuar nga Mali i Zi.

- Advertisement -

- Advertisement -

Z-Mobile e Blerim Devolli kërkon rreth 25 milionë dollar për shkak të dëmeve të shkaktuara nga Telekomi. Z-Mobile pretendon se marrëveshja, e nënshkruar në vitin 2009, është në fuqi dhe nuk ka përfunduar më 31 korrik 2019, siç pretendon Telekomi i Kosovës.
Sipas kësaj kompanie, marrëveshja mbetet në fuqi për faktin që Telekomit, po më 31 korrik, i është vazhduar licenca nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit.

Menjëherë pas kësaj padie, Bordi i PTK-së kishte thënë se do të përfaqësohen profesionalisht në Arbitrazh dhe se do të dëshmoheshin dëmet e shkaktuara nga Z-Mobile./Kujdestari.info

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit