8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ky është armatimi që Amerika sapo ia dhuroi Ushtrisë se Kosoves

Rekomandime

Në vazhdën e vizitave nëpër njësitë e FSK-së, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, sot vizitoi Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, me qëllim të njoftimit lidhur me automjetet e blinduara të tipit ASV të donacionit të ri të SHBA-së.

Me këtë rast , ai u prit nga komandanti i KDS-së, gjeneral brigade Irfete Spahiu e cila e njoftoi me automjetet përkatëse si dhe destinimin e tyre aktual për qëllime trajnimi. Sipas ministrit Mehaj, sasia aktuale e automjeteve të blinduara ushtarake ASV është vetëm pjesa e parë e kontingjentit të plotë të donacionit përkatës nga SHBA që do të pranohet në proces.

- Advertisement -

Siç thuhet në njoftim, Mehaj, i shoqëruar nga zv.komandanti i KDS-së, kolonel Mehmet Lladrovci, inspektoi edhe Poligonin e Qitjes së KDS-së, ku përcolli nga afër seancën trajnuese të pjesëtarëve të FSK-së në qitje me armë zjarri sipas planit paraprak të Qendrës për Stërvitje Profesionale të KDS-së. Nga stafi përgjegjës, u njoftua me kushtet, pajisjet, masat e sigurisë, doktrinën si dhe procedurat standarde të operimit të aktiviteteve trajnuese në Poligonin e Qitjes.

Në fund ministri Mehaj, shprehu vlerësimin e tij të lartë për profesionalizmin e demonstruar duke shkëmbyer me diskutim të hapur me pjesëmarrësit edhe përvojat e tij ushtarake.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit