Visar Morina, që qe njëri nga 11 kandidatët që kishte aplikuar për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese, është tërhequr në fund nga procesi, ndonëse kishte marrë vlerësimin si një nga 4 më të mirët.
Kështu njoftoi kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili tha se Morina e ka dorëzuar një letër duke njoftuar për tërheqjen nga gara.
Favoriti për t’u bërë gjykatës në Kushtetuse është avokati Vigan Qorrolli, ndërsa përveç Morinës që është tërhequr, kandidatë të tjerë Hilmi Jashari, dhe Haxhi Xhemajli, që paraprakisht e kanë kaluar hapin e radhës në konkurs.
Se cili nga ta do të bëhet gjykatës në Kushtetuese do ta vendosin deputetët sot në Kuvendin e Kosovës.