7.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Vucic dje foli zi e terr për Lajcak e Palmer, sot thotë se kishte ‘bisedë të mirë’

Rekomandime

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, ka njoftuar se është takuar me dy emisarët për dialogun Kosovë- Serbi, pas vizitës që ata po zhvillojnë në Beograd.

Lajcak dhe Palmer në vizitën që po zhvillojnë në Beograd, janë takuar me politikanët e këtij shteti, përfshirë presidentin serb Aleksandar Vucic.

- Advertisement -

Se janë takuar e ka konfirmuar edhe vetë Vucic përmes një postimi në Instagram, derisa tha se kishte një bisedë të mirë vetëm një ditë pasi i kritikoi ashpër ata, duke iu thënë se ‘’na keni mbështetur për muri e nuk shkon kështu.’’

”Bisedë e mirë me Përfaqësuesin Special të BE për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajcak dhe Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer” shkroi Vucic.

- Advertisement -

Ai dje tha se nuk ishte dorëzuar në SHBA, në Shtëpinë e Bardhë para Donald Trump, pasi nuk nënshkroi pranimin e Kosovës, duke dërguar kështu porosi të drejtpërdrejtë për të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit