8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Ministri Murati refuzon t’i falë gjobat: Nuk mbahet shteti kështu

Rekomandime

Ministri i Financave, Transfereve, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka folur në interpelancën që është thirrur për faljen e gjobave gjatë pandemisë.Murati thotë se gjobat e pandemisë nuk kanë të bëjnë fare me MFTPT-në, dhe as me qeverinë, por sipas tij, kjo është e rregulluar me ligj.

- Advertisement -

“Është hera e dytë që thirrësi i Interpelancës nuke ka të qartë se pse ka thirrë interpelancë. Në thirrjen që kam pranu shkruhet se thirret ministri për faljen e gjobave, e në fjalim këtu kryetari i grupit parlamentar thuhet se duhet të falen gjobat edhe të ATK-së.

Në lidhje me gjobat e ATK-së ekziston një vendim…Ato s’kanë të bëjnë fare me MF, ato janë rregullu me ligjin që është miratu nëkëtëkuvend dhe ka qenë nismë ligjore e këtij Kuvendi. Nuk është kompetencë e MF-së, as të shqiptohen këto gjoba as të falen, nuk është madje as e qeverisë, sepse janë gjoba të parapara me ligj”, tha Murati në fjalimin e tij në këtë seancë.Madje ai tha se me faljen e borxheve nuk mund të mbahet shteti.“Borxhet nuk mund t’i falim, me falje të borxheve dhe falje të ndëshkimeve nuk mbahet shtetit. Shteti mbahet me tatim”, shtoi Murati.Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e ka thirrur në interpelancë ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”.Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri ka kërkuar që këto gjoba të falen si për bizneset ashtu edhe për qytetarët.Ai tha se gjendja me koronavirus është nën kontroll.

“Po e nisi fjalën duke thënë që për të gjithë ne është shume e qartë që gjobat e shqiptuara janë të ligjshme mbi mandatin nga Ligji për Menaxhimin e Pandemisë. Meqë periudha e pandemisë së paku aktualisht është nën kontroll, kemi hyrë në një fazë ku përveç shëndetit të qytetarëve duhet të mendojmë edhe për dëmet ekonomike dhe biznesore të shkaktuara nga pandemia”, ka thënë Tahiri.

- Advertisement -

Deputeti i AAK-së, tha se është e rëndësishme se si vendi i qaset efekteve të dëmshme që ka shkaktuar pandemia Covid-19.“Është po aq e rëndësishme mënyra se si i qasemi këtyre efekteve në fazën afatshkurtër por edhe në baza të përditshme. Në radhë të parë është pamundësia që shumë biznese t’i shlyejnë këto borxhe,.

Disa rrezikojnë mbylljen e plotë. E dyta është rritja e shkallës së papunësisë. Shumë biznese nuk po mund që të operojnë në mënyrën e njëjtë tek të punësuarit”, deklaroi ai.

- Advertisement -

“Kërkojë nga ju sot që të mbështesni iniciativën e AAK-së për faljen e gjobave të pandemisë”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit