Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhet ta konsiderojnë veten si fuqi të padiskutueshme në botë, pasi, sipas tij, edhe perandori shumë më të mëdha se SHBA janë shkate.rruar.
Për më tepër, ai ka thënë se Amerika po shkon drejt rënies, duke ndjekur kështu rrugën e “perandorisë” së dikurshme socialiste, Bashkimit Sovjetik.
“A e dini si është problemi? Ju flas si një ish qytetar i ish Bashkimit Sovjetik. Cili është problemi i perandorive – ato mendojnë se janë aq të fuqishme saqë mund t’ia lejojnë vetes gabimet e vogla”, ka thënë Putin në një konferencë online me gazetarë, në prag të takimit me homologun e tij amerikan, Joe Biden.
“Por, numri i problemeve po shtohet. Dikur vjen një kohë kur ato nuk mund të zgjidhen. Dhe, Shtetet e Bashkuara, sado që kanë vetëbesim të madh, do ta pasojnë rrugën e Bashkimit Sovjetik”.
Bashkimi Sovjetik, i njohur zyrtarisht si Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike ishte një shtet socialist që përfshiu një pjesë të madhe të Evropës dhe Azisë, gjatë ekzistencës së vetë, nga viti 1922 kur u themelua, deri më 1991, kur u shkatërrua.
Në fakt, ishte një bashkim federativ i shumë republikave kombëtare, në krye me Rusinë aktuale. Praktikisht, qeveria dhe ekonomia e këtij shteti të madh ishin pothuajse krejtësisht të centralizuara deri në ditët përfunditmare të ekzistencës