9.8 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Në sondazhin e Dukagjinit, 53 % mendojnë se në kohë pandemie ka rënë papunësia

Rekomandime

Pretendimit të çuditshëm të Ministrit në shkuarje të Financave, Besnik Bislimi, se gjatë krizës së pandemisë në Kosovë ka rënë numri i të papunësuarve, po i besojnë shumica e qytetarëve që janë përgjigjur në një sondazh televiziv.

- Advertisement -

56% e shikuesve të TV Dukagjinit, janë përgjigjur ‘Po’, në pyetjen e sondazhit “A besoni se që gjatë pandemisë është zvogëluar papunësia në Kosovë?”, shkruan Reporteri.net.

Përkthyer në vota, 10328 ndjekës në facebook të televizionit kanë menduar kështu.

Ndërsa, 47% të tjerë mendojë se kjo gjë nuk ka ndodhur, duke u përgjigjur me “Jo”, gjegjësit 9247 vota.

- Advertisement -

Gjithsej, në votim kanë marrë pjesë 19575 persona, shkruan Reporteri.net.

Ndryshe, këto pretendime i kanë parë si të pamundura shumica e eksperteve të Ekonomisë, ndërsa një pjesë e shoqërisë civile kanë nisur të tallen me deklarimet e Ministrit kosovar, që tha se në muajin e fundit vendi shënoj ulje 6.6% të numrit të të papunësuarve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit