Ka humbur jetën një person pas një vetaksidenti në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht te vendi i quajtur Kroni i Mbretit.
Indeksonline përmes burimeve mëson se viktima është Florent Gjergji.
Po ashtu, të njëjtat burime tregojnë që viktima në kohën e aksidentit kishte qenë në veturë së bashku me babain dhe vëllain.
Policia e Kosovës ka kërkuar kujdes dhe respektim të rregullave në rrugë, në veqanti respektim i kufizimeve të shpejtësisë, sepse humbja e jetëve njerëzore nëpër rrugët tona si pasojë e shpejtësisë referuar edhe raportimeve sot, është tepër shqetësuse për të gjithë.