10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Von Cramon për liberalizim të vizave: Do të ketë edhe një votim tjetër ka mesi i nëntorit ose fundi i dhjetorit

Rekomandime

Mesi i muajit nëntor apo fillimi i muajit dhjetor mund të sjellë një vendimmarrje të Bashkimit Evropian sa i përket liberalizimit të vizave.

Këtë e tha në Prishtinë, në një konferencë për medie, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon. Ajo foli edhe për planin franko-gjerman dhe kërkesën e BE-së për shtyrje të afatit për zëvendësimin e targave.

- Advertisement -

Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave ndonëse ende nuk ka një datë për finalizimin e këtij procesi.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon vlerëson se ky proces është i vonuar derisa shpreson se së shpejti do të ketë një datë vendimtare.

“E kam parë që kjo ishte në agjendë për herë të parë. Do të ketë edhe një votim tjetër ka mesi i nëntorit ose fundi i dhjetorit. Po punojnë shumë në prapaskenë që ta shohim një vendim pozitiv që qytetarët e Kosovës e kanë merituar moti dhe nuk mund t’ia shpjegosh askujt se kur Komisioni Evropian i shqyrton vlerësimet, që janë pozitive. Edhe unë po vuaj sikur secili nga ju. Shpresoj qe do të shohim rezultate sa më shpejtë pa kufizime të reja pa metodologji të re që nuk është diskutuar më herët”, tha ajo.

- Advertisement -

Ndërsa ajo ka folur edhe për procesin e dialogut. Tha se drafti franko-gjerman për marrëveshjen Kosovë-Serbi, është pozitiv dhe sipas saj, duhet të shqyrtohet nga palët.

“Shihet se ka përparim të ri, është një frymë e re me gjithë procesin, po e shohim se në të dyja anët, si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd, e kanë kuptuar njerëzit se është koha dhe momenti që të arrijmë nëse jo një marrëveshje përfundimtare, të paktën një pako që do të ishte e pranueshme për të dyja palët. Është një rast i mrekullueshëm që të dyja palët të ecin drejt integrimit evropian. Është e nevojshme dhe Kosova si vendi më pro evropian, duhet ta përkrahë këtë”, u shpreh Viola von Cramon.

- Advertisement -

Cramon foli edhe për procesin e targave. Sipas saj një zgjidhje diplomatike do të ishte më e pranueshme.

“Nëse i përmbahemi afatit të fundit 31 tetorit duhet të dimë se si do të veprojmë me çfarë hapa, çfarë paralajmërimesh do të ketë e çfarë lloj gjobash do të ketë. E di se Lajçak bashkë me Escobarin po kërkojnë një shtyrjen. Shtyrja do ta zbuste gjendjen, por e kuptoj edhe Qeverinë që thonë se duhet të vazhdojnë dhe pala Serbe është në dijeni. Sidoqoftë askush nuk ka interesim për asnjë lloj provokimi apo agresioni”, tha ajo.

Sipas raportueses së Kosovës në Parlamentin Evropian, Kosova dhe Serbia duhet t’i shqyrtojnë edhe çështjet e përditshmërisë që lidhen direkt me jetën e qytetarëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit