4.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Senatorët e pyesin Blinkenin pse e futi Berishën, aleatin e Amerikës, në listën e zezë?

Rekomandime

Kongresmeni republikan, Lee Zeldin, nuk ka marrë përgjigjen specifike në pyetjen e parashtruar ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, se cilit rast iu është referuar për marrjen e vendimit të vendosjes në listë të zezë për ish-presidentin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Zeldin, në një komision të mbajtur në mënyrë virtuale ku ishte pjesë edhe Sekretari Blinken, tha se nuk ka gjetur asnjë arsye të vetme që mbështet vendimin e DASH’it për Berishën.

- Advertisement -

“Tentova të bëjë disa hulumtime lidhur me përfshirjet krruptive të tij, por nuk mund të gjeja asgjë. Edhe mediet duan të gjejnë informacion lidhur me këtë. Kur do jenë në dispozicion mediet për rastin specifik të cilit iu keni referuar për marrjen e vendimit?”, e ka pyetur kongresmeni republikan Blinkenin.

Blinken iu është përgjigjur se ai duhet të shkojë personalisht në zyrën ligjore dhe atë për marrëdhënie me publikun të DASH’it në mënyrë që të marrë përgjigjen që po kërkon.

Paraprakisht, ejani në Zyrën e Legjislacionit, përpara se të dalë në medie, në mënyrë që të sigurosh informacion dhe, e dyta, eja në Zyrën e Zëdhënësit për Çështje Publike dhe ne do tentojmë që t’iu sigurojmë informacion në përputhshmëri me obligimet tona”, ka thënë Blinken.

- Advertisement -

Zeldin e ka vlerësuar ish-presidentin e Shqipërisë si një person pro-amerikan, si dhe kundërshtues të George Soros, përderisa e ka pyetur Blinkenin nëse e ka kontaktuar paraprakisht këtë të fundit përpara se të merrej vendimi për Berishën. I përzgjedhuri i Joe Biden për pozitën e Sekretarit amerikan të Shtetit ka thënë se ai personalisht nuk ka pasur kontakt me të.

Përpara më se tri javësh, Blinken njoftoi për vendosjen e Sali Berishës dhe familjes së tij në listën e zezë të SHBA’së, duke thënë se veprimet e tij krruptive minojnë demokracinë në Shqipëri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit