13.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Po e kërkojnë shumë klube evropiane, Muriqi vendos për të ardhmen

Rekomandime

Sulmuesi i Fenerbahce, Vedat Muriqi është bërë një lojtar shumë i kërkuar këtë sezon, por klubet e interesuara për të do ta kenë shumë të vështirë ta transferojnë atë.

Vedat Muriqi kaloi në Fenerbahce gjatë merkatos së verës, pasi sezonin e kaluar shkëlqeu me Rizesporin – ku shënoi 17 gola.

- Advertisement -

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës gjithashtu ka bërë një start të jashtëzakonshëm të sezonit me Fenerin, ku shënoi tre gola në shtatë ndeshje.

Tottenham ka qenë duke e parë vëzhguar Muriqin në disa raste këtë sezon, ku skautët e kishin përcjellur atë në takimin Kosovë-Çeki.

Sipas mediumit turk, ‘Aksam’, Muriqi do të qëndrojë në Fenerbahce edhe për dy edicione.

- Advertisement -

“Do të qëndroj të paktën edhe dy vjet në Fenerbahce,” tha Muriqi.

“Ende kam mangësi. Dua të shkoj në Evropë si sulmues i madh, “shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit