11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Vjosa Osmani: Asociacioni me kompetenca ekzekutive i rrezikshëm sa ndryshimi i kufijve, e destabilizon Kosovën

Rekomandime

Kandidatja e Vetëvendosjes për presidente, Vjosa Osmani ka thënë se krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive e destabilizon Kosovën dhe është më i rrezikshëm sesa ndryshimi i kufijve.

- Advertisement -

“Asociacioni me kompetenca ekzekutive është po aq i rrezikshëm sa ndryshimi i kufijve, sepse e ka atë qëllim përfundimtar, madje e destabilizon Kosovën për një kohë të gjatë”, tha Osmani.

Sipas saj, duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese me lidhje me asociacionin.

“ Prandaj duhet patjetër të respektohet ajo që ka thënë Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Ne presim edhe nga aleatët e tanë ndërkombëtarë që ashtu siç po ba bëjnë thirrje të respektojmë vendimet e tjera të kushtetueses, që të mos bëhet përjashtim as për këtë vendim”, shtoi Osmani në Debat Plus në debatin e fundit para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

- Advertisement -

Osmani ka thënë se Kushtetuesja e ka thënë qartë se ai madje as nuk mund të quhet Asociacion të Komunave Serbe sepse Kushtetuta jonë kërkon që çdo institucione të jetë multietnik.

“Ai skenar duhet të eliminohet sepse Kosova i ka dhënë mjaft Serbisë”, është shprehur ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit