0.9 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Skandaloze, ish-gjenerali serb: Nuk e kemi humbur Iuftën nga NATO, ushtria serbe do të kthehet një ditë në Kosovë

Rekomandime

Ljubisa Dikovic, ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe në një intervistë për Kurir’in serb ka thënë se Serbia nuk ka humbur nga NATO dhe se ushtria serbe një ditë do të kthehet përsëri në Kosovë.

- Advertisement -

Kurir ka realizuar një intervistë me Dikovic duke e pyetur atë ndër të tjera edhe për bombardimet e NATO’s dhe Iuftën në Kosovë, ndërsa deklaratat e ish-gjeneralit serb janë të forta e kërcënuese.

Lidhur me bombardimet e NATO’s, Dikovic thotë se kanë mbrojtur ‘heroikisht’ Kosovën ndaj bombardimet e NATO’s.

“Kujtimet nuk mund dhe nuk duhet të zbehen. Asgjë nuk duhet harruar. Mbaj mend mbrojtjen heroike të vendit, veçanërisht në zonën e Kosovës e Metohisë. Unë kujtoj vlktlmat, nga të gjitha anët dhe anëtarët tanë, shqiptarët dhe të NATO’s. Është vërtetë të pyes vetën nëse gjithë kjo ishte e nevojshme. Sigurisht që nuk ishte e nevojshme dhe nuk duhej të kishte ndodhur. Për më tepër, kujtoj shkatërrimin e një shteti sovran, pa ndonjë vendim të institucioneve legjitime ndërkombëtare siç është Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. Forca kapërceu konventat dhe ato që ishin përshkruar si rregulla të sjelljes. Forca u shfaq si një mënyrë për të zgjidhur problemet në marrëdhënie ndërkombëtare, ishte disfata e diplomacisë. Rendi i mëparshëm që funksionoi u prish dhe fuqia në marrëdhëniet ndërkombëtare doli në pah.”, tha Dikovic.

- Advertisement -

Derisa sa ka folur për bombardimet e NATO’s mbi caqet serbe ai gjithashtu ka thënë se ka qenë në zonën e Drenicës kur kanë ndodhur bombardimet e NATO’s dhe për shkatërrimet që iu bënë ushtrisë serbe në këto bombardime.

Më tutje, i pyetur nëse NATO e ka mposhtur ushtrinë serbe në Kosovë, Dikovic thotë se nuk mendon kështu.

- Advertisement -

“Ushtria serbe sigurisht nuk e ka humbur Iuftën në Kosovë. Edhe pse ka nga ata që pretendojnë të kundërten. Si ushtar, nuk ndihem i mundur. Ne nuk u mundëm, por dolëm në bazë të marrëveshjes së Kumanovës e cila u nënshkrua midis NATO’s dhe Jugosllavisë. A e nënshkuam kapitullimin? Jo, nuk mendoj se është kapitullim. Ishte marrëveshje që detyron dy palët. Marrëveshja, nga rruga, gjithashtu parashikonte praninë e forcave tona në Kosovë e Metohi, që nuk respektohet, por kjo është çështje tjetër, ajo tashmë është parë nga politika. Për ta përfunduar, unë nuk mendoj se Serbia u mund nga NATO në Kosovë, nuk mendoj se NATO u mund nga pala jonë, ne dolëm nga konflikti me marrëveshje, e cila në atë moment i shkonte për shtati neve dhe Aleancës. Vendimi ishte politik. Ne e tërhoqëm ushtrinë nga Kosova dhe Metohia, ata nuk na dëbuan, nuk na rrethuan, nuk na shkatërruan”, tha Dikovic.

Dikovic thotë se intervenimi i NATO’s ishte i padrejtë dhe pushtues, ndërsa thotë se në vitin 1999 janë përdorur edhe armë kimike. Por nuk përfundon me kaq. Dikovic gjithashtu thotë se ushtria serbe do të kthehet në Kosovë, transmeton Gazeta Metro.

“Pyetje e vështirë. Ai do, do të kthehet. Rrota e historisë po kthehet. Ashtu siç u krijuan kushtet që ushtria serbe të largohej nga Kosova dhe Metohia, kështu do të krijohen kushtet që ushtria serbe të kthehet në Kosovë e Metohi. Kur kjo do të ndodh, do të ishte e pasaktë të parashikohet dhe të pretendohet. Por jam i sigurt që do të ndodh një dite”, tha Dikovic.

Ai gjithashtu thotë se nuk ka qenë në Kosovë për shumë kohë, por mendon se situata e sigurisë është shumë e rrezikshme dhe gjithashtu në kuptimin ekonomik sipas tij shumë më keq sesa para intervenimit të NATO’s.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit