7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Organizatat e UÇK nuk rrinë duarkryq ndaj Donika Gërvallës

Rekomandime

Kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhevdet Qeriqi, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të dërgoj në Qeverinë e Kosovës një shkresë ku kërkon nga kryeministri, Albin Kurti, shkarkimin e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla,

- Advertisement -

“Dje kam bërë një shkresë për zotëri Kurtin dhe sot do ta dorëzoj në Qeveri dhe pres që kryeministri t’i realizojë këto kërkesa. I jam drejtuar me kërkesën që të ndërmarrë hapa ndaj ministres Gërvalla për deklaratat e saj dhe pres që të marrë përgjigje nga ana e tij”.

Qeriqi në Sytë 7 thotë se prej se mori punën ministrja ka bërë akuza të pabaza ndaj UÇK-së të cilat sipas tij i konvenojnë shumë Serbisë.

“E kemi parë prej se e ka marrë detyrën dhe paraqitjen e saj në Këshillin e Sigurimeve ku të gjithë vendin tonë e paraqiti si vend kriminal, e detyra e kryediplomates është që ta paraqes vendin sa më mirë. Edhe më herë ministrja ka pasur akuza ndaj UÇK-së dhe për aq kohë sa nuk ka fakte akuzat mbesin të pabaza. Akuzat që nuk kanë dëshmi janë të pabaza – ne kemi pasur akuza edhe nga Serbia por të bëhen nga brenda është e pakuptimtë”.

- Advertisement -

“Sulmet ndaj UÇK-së më së shumti i konvenojnë Serbisë pasi vetë ne po i japim material të na sulmoj Serbia pasi institucionet do duhej të merreshin me krimet që janë kryer në Kosovë dhe jo me akuza. Fajtor për të gjitha sulmet janë institucionet e Kosovës që nuk kanë punuar për këtë punë dhe nuk kanë bërë ligj që njerëzit me akuza të pabaza të ndëshkohen” tha Qeriqi.

Qeriqi mes tjerash tha se institucionet shtetërore i kanë harruar veteranët e luftës teksa foli edhe për arrestimin e veteranit, Faik Fazliu.

- Advertisement -

“Institucionet e Kosovës kanë bërë pak për veteranët e luftës dhe është dashur të bëhen disa protesta për një ligj për veteranët i cili as sot nuk i plotëson as vlerat minimale të tyre. Pas luftës u harruan veteranët e luftës pasi institucionet u morën me punë tjera dhe u anashkaluan”.

“Ne e pamë se u raportua se zotëri Fazliu e ka sulmuar zyrtarin policor dhe pas pamjeve që qarkulluan u dokumentua e kundërta dhe kjo na bëri që të ndihemi keq pasi të gjithë e dimë që zotëri Fazliu e ka njërën këmbë të humbur në luftë dhe ato pamje nuk ishin të mira. Por, edhe në Policinë e Kosovës e dimë që ka individ që mund t’i bëjnë këto gjëra por shpresoj që kjo të ndryshoj” u shpres Qeriqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit