19.8 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Halit Barani i reagon Skender Tahirajt: Themelues i UÇK-së në Kodrën e Baranve jam unë, ai ka rrejt

Rekomandime

Kështu ka deklaruar, Halit Barani, duke përgënjeshtruar deklaratën e dhënë të Tahirit për Infokusin.

- Advertisement -

Barani demantoj deklaratën e Tahirit për Infokus se Sveçla ka shërbyer vetëm dhjetë ditë mandej ka ikur nga UCK-ja se bashku me kolonat e refugjatëve, raporton Gazeta Infokus.

“Pa dëshiren time por për shkak të opinionit që të jenë drejtë të informuar. Disa portale shkruan se Skender Tahiri paska qenë një farë komandanti siq paska deklaru i togut në koder të Baranve, paska rrejt keq, ai edhe paska qenë komandant i dhëndrrit të Baranve, Xhelal Sveçla, nuk paska ba mirë që ka rrejt ai as që e ka njohur naj herë Xhelalin derisa e ka pa në TV. pas lufte. Themelues i UÇK-së në Koder të Baranve është Halit Barani, më 3 mars 1998, komandant i Njisitit-togut “Ylli 98″ ka qenë dhe është Sadri Barani zavendës i tij është Shemë Barani” ka shkruar Barani në profilin e tij në facebook.

E sipas tij Xhelali nuk ka qenë një dezertor.
Por ka shërbyer si mjeëk i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

- Advertisement -

“Xhelali ka qenë ushtar i skuadrës së tretë bashk me shokun e tij, Kushtrim Krasniqin, Xhelali ka sherbyer si mjek i UÇK-së. Sa për njoftimin e drejt të opinionit në koder të Baranve nuk ka pas mundësi me u perzi askush tjetër përveq emrave të komandantve emrat e të cilëve po i japim më poshtë” shtoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit