Biden: Dënimi i Mlladiqit është vendim historik

    0
    89

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka reaguar pasi Dhoma e Apelit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në Hagë konfirmoi dënimin me burgim të përjetshëm ndaj krlmineIit serb, Ratko Mlladiq, duke e quajtur këtë vendim historik.

    Në një deklaratë me shkrim, Biden tha se vendimi i sotëm tregon se ata që kryejnë KRlME të tmrrshme do të mbajnë përgjegjësi.

    “Pothuajse 26 vjet më parë, Ratko Mlladiq urdhëroi ekzekutimin e rreth 8,000 burrave dhe djemve të paarmatosur në Srebrenicë.

    Ai gjithashtu udhëhoqi një rrethim brutaI shumë-vjeçar të Sarajevës dhe ishte përgjegjës për shumë KRlME të tjera.

    Mekanizmi Ndërkombëtar i Apelit i Kombeve të Bashkuara për Gjykatat PenaIe në Hagë konfirmoi sot dënimin e tij për gjenocid, KRlME kundër njerëzimit dhe KRlME Iufte.

    Ky verdikt historik tregon se ata që kryejnë KRlME të tmrrshme do të mbajnë përgjegjësi. Ai vendim gjithashtu përforcon vendosmërinë tonë të përbashkët për t’i parandaluar mizoritë e ardhshme kudo në botë”, tha Biden, ka përcjellë Shtëpia e Bardhë.

    Deklarata e Presidentit Joe Biden

    Paraprakisht, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka mirëpritur vendimin e Dhomës së Apelit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për t’ia konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm, KRlMlNELlT serb, Ratko Mlladiq.

    “Ambasada e SH.B.A.-së në BiH mirëpret vendimin e sotëm nga Dhoma e Apelit e Mekanizmit Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara për Gjykatat Penale që pohon dënimin e Ratko Mlladiqit.

    Vendimi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt llogaridhënies së atyre individëve përgjegjës për vuajtjet e jashtëzakonshme të popullit të Bosnjës e Hercegovinës, ndërsa sjell një masë të drejtësisë të shumëpritur për viktimat dhe familjet e tyre.

    Ne i nxisim të gjitha palët që ta respektojnë vendimin e gjykatës dhe të përkushtohen në pajtimin e vazhdueshëm dhe bashkëjetesën paqësore thelbësore për të ardhmen e një Bosnje e Hercegovine të qëndrueshme dhe të sigurt që mbron të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

    Dhoma e Apelit e Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara e ka dënuar me burgim të përjetshëm krlmineIin serb, Ratko Mlladiq, duke konfirmuar vendimi i shkallës së parë.

    Kryetarja e trupit gjykues, Prisca Matimba Nyambe deklaroi konstatimin e Dhomës së Apelit se Mlladiq nuk ka mundur ta hedhë poshtë përfshirjen e tij në KRlMET mkabre.