9.8 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Historike – Nora Gjakova e mposht serben dhe e fiton medaljen e bronztë të Botërorit

Rekomandime

Nora Gjakova ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Gjakova në luftë për medaljen e bronztë e mposhti me Waza-ari xhudisten serbe, Marica Perisic.

- Advertisement -

Lufta ishte e pakompromis dhe Gjakova e filloi furishëm duke e kërkuar me çdo kusht triumfin ndaj xhudistes serbe.

Paraprakisht, Nora e kaloi rundin e parë pa luftë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Në rrethin e dytë, ajo e eliminoi polaken Julia Kowalczyk, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

E në të tretin ishte më e mirë se holandezja Sanne Verhagen për të shkuar në gjysmëfinale.

Aty, ajo ishte më e suksesshme se rusja Anastassia Konkina. Por, fatkeqësisht u ndal në gjysmëfinale nga kanadezja Jessica Klimkait

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit