1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Lutfi Haziri i komenton deklaratat e Albin Kurtit për dialogun me Serbinë

Rekomandime

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, deklaratat e kryeministrit Albin Kurti se nuk do të ketë vazhdim të dialogut por dialog të ri i quajti deklarata për konsum të brendshëm.

- Advertisement -

“Kryeministri pritet të njofton për takimin e parë deputetët e Kuvendit të Republikës përmes të cilëve njoftohet edhe opinioni”, thotë Haziri.

“Sido që e quajnë është takim për dialog dhe natyrisht 2011 – 2017 e ka historinë e vetë dialogu, 2017 – 2021 e ka historinë e vetë dhe kjo 2021 e tutje do ta ketë historinë e vetë. Por gjithmonë është diskutuar për çështjet e njëjta”, thotë Haziri për RTK-në.

“Qëllimi me arrit një marrëveshje obligative për palët me njohje të dyanshme dhe me kompromiset që përmenden në dokument vazhdimisht, është qëllim që me e mbyll çështjen e vetme në Ballkanin Perëndimor që ka mbet e hapur”, shpjegoi Haziri.

- Advertisement -

“Nuk pres më shumë se me thënë se nuk është vazhdim i dialogut por është takim i parë. Ato që i thotë vazhdimisht për konsum të brendshëm”, theksoi ai.

Duke folur për punën e deritashme të qeverisjes Kurti, Haziri vlerësoi se ekziston një mentalitet kaotik në menaxhimin e politikave. Sipas tij, në 100 ditëshin e kësaj qeverie LDK do t’ia listoj të gjitha lëshimet ekzekutivit meqë sipas nënkryetarit të LDK-së po shihet se nuk ka konsistencë, ka ndryshim edhe të parimeve edhe të qëndrimeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit