3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Shtëpia e Bardhë në aksion: Do t’i fusim në listë të zezë të gjithë zyrtarët në Ballkan që nuk i respektojnë këto marrëveshje ndërkombëtare

Rekomandime

Shtëpia e Bardhë përmes një komunikate ka thënë se do t’i fusë në listën e zezë të gjithë zyrtarët e Ballkanit që nuk i respektojnë marrëveshjet e cekura në komunikatë.

- Advertisement -

Sipas presidentit të SHBA’së, Joe Biden, ka thënë se do t’u pamundësohet hyrja në Amerikë atyre që kontribuojnë në destabilizimin e rajonit.

E zyrtarët që duan të mbetën miq të SHBA’ve duhet patjetër t’i respektojnë Marrëveshjen e Ohrit (2001), Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Marrëveshjet e Dejtonit; ose Konkluzionet e Këshillit të Konferencës për Zbatimin e Paqes të mbajtur në Londër në Dhjetor 1995.

Vlen të përmendet se Marrëveshja e Rambujesë dhe Pakoja e Ahtisarit nuk përmenden si marrëveshje që duhet respektuar nga ata që duan të mbetën “miq të Amerikës”.

- Advertisement -

Ndërsa Rezoluta 1244, sipas të cilës Kosova është pjesëe Serbisë, mbetet një marrëveshje që duhet respektuar

“Unë Joe Biden përmes këtij urdhëri zgjeroj fushën e emergjencës kombëtare të deklaruar në Urdhrin Ekzekutiv 13219 të 26 Qershorit 2001 (Bllokimi i Pronës së Personave që Kërcënojnë Përpjekjet Ndërkombëtare tëStabilizimit në Ballkanin Perëndimor) , ndryshuar me Urdhrin Ekzekutiv 13304 të 28 majit 2003 (Përfundimi i Emergjencave në lidhje me Jugosllavinë dhe Modifikimi i Urdhrit Ekzekutiv 13219 të 26 Qershorit 2001), duke gjetur se situata në territorin e ish-Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë dhe Republika e Shqipërisë (Ballkani Perëndimor), gjatë dy dekadave të fundit, duke përfshirë minimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasIuftës pas prishjes së ish-Republikës Federale Socialiste të Jugosllavisë, si dhe korrupsionit të përhapur brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Perëndimin Ballkani, pengon progresin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike, dhe në këtë mënyrë përbën një kërcënim i pazakontë dhe i jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në komunikatën e Administratës Amerikane.

- Advertisement -

Njoftimin e plotë mund ta lexoni në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë duke klikuar KËTU.

Vlen të theksohet se nuk janë bërë të ditur emrat e personave që u janë vendosur sanksione nga SHBA-të, por një gjë e tillë mund të ndodhë së shpejti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit