14.4 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Vuçiqi ankohet për drejtësi selektive nga Tribunali i Hagës pas Mlladiqit, e përmend Haradinajn

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar se me dënimin e përjetshëm që ka marrë sot KRlMlNELl Ratko Mlladiq nga Tribunali i Hagës, nuk është gjykuar as Serbia e as populli serb, derisa e ka konsideruar të padrejtë gjykimin e kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinaj.

Në një fjalim në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Vuçiq ftoi serbët të ngrenë kokën lart.

- Advertisement -

Nuk janë gjykuar pjesëtarët e popujve tjerë, me gjithë normat ndërkombëtare të drejtësisë. Serbët janë dënuar me gjithsej 1.138 vjet burgim dhe me tetë burgime të përjetshme. Në të njëjtën kohë, Gjykata e Hagës nuk ka gjykuar asnjë kroat”, ka deklaruar ai.

Prokurorët me qëllim kanë zgjedhur Ante Gotovinën, Naser Oriqin e Ramush Haradinajn. Të gjithë janë dënuar pos Haradinajt. Por në shkallën e dytë me vendime misterioze janë liruar. Të gjithë dëshmitarët kundër Haradinajt janë vr’arë ose vetëvr’arë ”, ka deklaruar ai.

Kam një porosi për popullin tonë: Mbani kokën lart, as Serbia e as serbët nuk po gjykohen për asgjë”, ka thënë ndër të tjera i pari i Serbisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit