4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Presidenti i Italisë e dekoron me titullin më të lartë pronarin e Mrizit të Zanave, Altin Prenga: Në shkollë më quanin hutaq, sepse humbja në ëndrrat e mia

Rekomandime

Ambasada e Italisë në Tiranë, i ka dhuruar sot medaljen ‘Cavagliere della Stella D’Italia’, shefit të kuzhinës dhe sipërmarrësit Altin Prenga.

- Advertisement -

Në postimin e Ambasadës Italiane në Shqipëri theksohet se Prenga është një ndër shembujt më emblematik të marrëdhënies që lidh Italinë dhe Shqipërinë.

“Shefi i kuzhinës dhe sipërmarrësi Altin Prenga është një shembull emblematik i marrëdhënies së veçantë që lidh Italinë dhe Shqipërinë, shkruhet ndër tjera në njoftimin e ambasadës.

Ndërkaq për Altin Prengën një nderim i tillë që i është bërë atij nga ambasada italiane është privilegj, mbi të gjitha për faktin se ai nuk ka nënshtetësi italiane.

- Advertisement -

“I privilegjuar për medaljen dhe titullin më të lartë që mund ti jepet një shtetasi jo Italian nga Presidenti i Republikës Italiane, Cavagliere della Stella D’Italia”, ka shkruar Prenga në një postim të bërë në faqen zyrtare të Mrizit të Zanave.

Tutje ai këtë çmim ja kushtoi, por dhe e ndau së bashku me vëllaun e tij, Anton Prenga dhe të gjithë familjen e Mrizit të Zanave.

- Advertisement -

“Kjo medaglie nuk është e imja por është e Antonit vëllait tim, është familjes time të mrekullueshme, është bashkëpuntorëve, fermerëve dhe miqve klientë por është sidomos e gjithë miqve Italian që kam pasur fatin ti njoh kur isha në Itali”, shtoi ai.

Prenga njëkohësisht ka kujtuar edhe kohën kur si fëmijë e kanë quajtur hutaq pikërisht për faktin se humbiste në ëndrrat dhe mendimet e tija. Ai ka theksuar edhe faktinqë nuk arriti të mbaronte shkollën e mesme ngase si 15 vjeçar kishte shkuar për në Itali. Por, sipas tij, pavarësisht të gjitha këtyre ja vlen të jesh ëndërrimtar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit