17.9 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Kosovarit që ishte dënuar me burg të përjetshëm i zbutet dënimi

Rekomandime

BGH i është referuar një deklarate nga i pandehuri se ai po udhëtonte në një rrugë në të cilën kishte përparësi të dukshme.

Një 22-vjeçar duke ngarë me shpejtësi marramendëse makinën e tij me 600 kuaj fuqi gjatë një gare nëpër një zonë të banuar – kishte shkaktuar vdekjen e një gruaje të papërfshirë në garë, shkruan press24.net.

- Advertisement -

Gjykata e Landit e kishte dënuar kosovarin me burg të përjetshëm për vepër penaIe të vr.asjes, por Gjykata Federale (BGH) ka ndërhyrë. Në procesin e sapohapur, i akzuari tani ka kaluar shumë më lehtë. Kjo ka ndodhur edhe për faktin se ai po voziste në një rrugë ku kishte përparësi, në Moers am Niederrhein.

I pandehuri tashmë 24-vjeçar u dënua me katër vjet burg. Kjo u njoftua nga një zëdhënëse e gjykatës pas shpalljes së vendimit, transmeton albinfo.ch. Vendimi i ri i Gjykatës së Landit, në Kleve, është dukshëm më i butë se dënimi i përjetshëm i vendosur nga gjyqtarët në shkurt të vitit 2020.

Një shofere 43-vjeçare e rastit pati pësuar dëmtime fataIe në prill të vitit 2019 kur makina e fuqishme e të riut qe përpIasur me makinën e saj.

- Advertisement -

Por, Gjykata Federale e Drejtësisë (BGH) kishte shfuqizuar dënimin për vr.asje ndaj shoferit sepse gjykatësit e gjykatës më të lartë të Gjermanisë nuk kishin gejtur prova të mjaftueshme që i riu të ketë vepruar me dashje.

Me vendimin e ri, Gjykata e Landit ka ndjekur po këtë pikëpamje dhe e ka dënuar të pandehurin vetëm për garë të paIigjshme të automjeteve, me pasojë vdekjen.

- Advertisement -

I pandehuri kryesor, i cili ishte 22 vjeç në kohën e krlmit, kishte ngarë 167 kilometra në orë makinën e tij 600 kf përmes një zone banimi në Moers, ku lejoheshin vetëm 50 km.

Kur një grua e papërfshirë kishte dalë nga një rrugë anësore me makinën e saj të vogël, kosovari nuk kishte mundur të frenonte më dhe e kishte goditur me shumë forcë. Gruaja kishte vd’ekur nga dëmtimi i trurit si rezultat i përpIasjes, thotë gjykata.

BGH i është referuar një deklarate nga i pandehuri se ai po udhëtonte në një rrugë në të cilën kishte përparësi të dukshme dhe për këtë arsye kishte besim se nuk do të mund të ndodhte ndonjë aksldent, përcjell albinfo.ch. Gjykata nuk e ka vlerësuar sa duhet këtë deklaratë në diskutimet e saj.

I pandehuri i dytë gjegjësisht “bashkëgaruesi” i të pandehurit kryesor, ishte dënuar me tre vjet e nëntë muaj. Kjo masë dënimi i është konfirmuar nga BGH.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit