Ekspertja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, ka alarmuar vazhdimisht opinionin për ndikimin politik në përzgjedhjen e komisionerit në Agjencinë për Privatësi dhe Informim. Për fat të keq, një gjë e tillë ndodhi sot pasi u votua emri i propozuar nga VV që ishte diskualifikuar nga komisioni britanik.
Bëhet fjalë për Enver Bujarin, një person që raportohet të ketë ndryshuar të dhënat në rezymenë e tij [CV] dhe të ketë jetë zhvlerësuar nga britanikët.
Kusari pas lajmit të marrë nga Komisioni Parlamentar për Siguri që u mblodh sot ka bërë edhe një status emocional në llogarinë e saj në Facebook.
“Kur ndodhin qesi sene, si kjo sot, në kauzat që i ndjeki, me vjen me kajtë… jam tu ecë nëpër shesh dhe po më hidhet me u ulë në këto karrikat dhe me ia krisë vajit…” – ka shkruar znj. Kusari, përcjell Periskopi.
Tashmë, propozimi pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës ku partia në pushtet VV ka votat e nevojshme.