13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Veteranja e UÇK-së që në çdo 28 Nëntor, vendos targat me simbole kombëtare

Rekomandime

Nëntori, është muaji më domethënës për të gjithë shqiptarët.

Tashmë në të gjitha trevat shqiptare kanë nisur të valëviten flamujt me shqiponjën dykrenare.

- Advertisement -

E, veteranja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëndije Hodaj, për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, makinën e saj e kishte bërë me targa simbolike.

Ajo, kishte vendor tri shenja që lidhen pikërisht me festën e flamurit dhe rëndësinë e kësaj dite, qytetin e Vlorës, flamurin kombëtar dhe vitin 1912.

E, këto targa Hoda për Indeksonline tha se i vendos në veturën e saj për çdo 28 Nëntor që nga viti 2012.

- Advertisement -

I kam shumë për zemër simbolet kombëtare.

I kam punu vet këto targa dhe i kam vendos më 28 Nëntor të vitit 2012. Që nga ai vit, tani në çdo festë të flamurit i vendosi.

- Advertisement -

Madje, njëherë kam pasur edhe probleme me policinë në Prizren, por që më kanë mirëkuptuar”.

Shkëndije Hodaj
-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit