Wednesday, July 24, 2024

Kujdes,edhe sot ekstremisht nxehtë

- Advertisement -
- Advertisement -

Vapa afrikane që ka depërtuar mbi rajon ditëve të fundit pritet të vazhdojë edhe ditën e martë, duke arritur edhe kulminacionin me temperatura që pritet të shënojnë vlerat më të larta gjatë këtyre ditëve. Temperaturat sot pritet të arrijnë deri në 38 gradë celsius.

Nga dita e mërkurë një turbullirë nga Atlantiku do të kalojë mbi rajon, që pritet të sjellë edhe zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi, kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

- Advertisement -

Reshjet do të vazhdojnë edhe në orët e mëngjesit të ditës së enjte, e më pas reshjet do të pushojnë. Ditën e enjte, nga veriu i kontinentit do të depërtojnë masa më të freskëta ajrore që do të zbresin temperaturat maksimale në 22C deri 25C.

13.08.2019 – Shumë nxehtë. Kryesisht kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë nga juglindja 1-5m/s. Indeksi UV: 8.

14.08.2019 – Nxehtë, paradite kryesisht kthjellët dhe me diell. Gjatë ditës vransirat do të shtohen. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Vende-vende mundësi edhe për breshër. Erë mesatare dhe e fuqisë.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura