2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Analistët serb reagojnë pas deklaratës së ministrit gjerman për Kosovën

Rekomandime

Analistët serb duke komentuar deklaratën e shefit të diplomacisë gjermane Heiko Mas se “Kosova dhe Serbia mund të hyjnë në BE si dy shtete”, thanë se kjo është ofertë shokuese, ndonëse e pranojnë se ai është qëndrim gjerman dhe i vendeve që kanë njohur Kosovën.

Ky medium potencon deklaratën se marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Prishtinës dhe Beogradit edhe rrit stabilitetin edhe hap mundësitë për anëtarësim në BE.

- Advertisement -

Berlini sipas Mas mbështet dialogun dhe përkushtimin e Borell dhe të dërguarit special Lajçak, duke ftuar për tejkalimin e barrës historike që është pengesë për të ardhmen e përbashkët.

“Se bëhet fjalë për qëndrimin politik të Gjermanisë dhe vendeve që kanë pranuar pavarësinë e Kosovës”, vlerëson edhe analisti politik Dejan Vuk Stankoviç.

“Ne nuk mund të hyjmë në BE me kushtet tona, por nëse përmbushim atë që ata kërkojnë. Nga ana tjetër Serbia nuk mundet në BE nëse vlerëson se kushtet që ka vendos BE janë të papranueshme. Ne kurrë nuk do të mund të ndryshojmë këndvështrimin e tyre, sikur që dyshojë se ata mund të ndryshojnë këndvështrimin tonë”, tha Stankoviç.

- Advertisement -

Ish-ambasadori serb në Gjermani Milisav Paiç theksoi se Gjermania në kohët e fundit ka ringjallë idenë e dy Gjermani-ve, që do të thotë se Serbia heshtur të pranojë pavarësinë e Kosovës dhe të ia hap rrugën për NATO dhe OKB dhe organizatat tjera ndërkombëtare.

“Gjermania ka kohë që çështjen e Kosovës e sheh të përfunduar dhe se nuk ka hapësirë për marrëveshje me rëndësi dhe kompromis, përkatësisht ndonjë lëshim Serbisë dhe atë e kanë konfirmuar me njohjen e pavarësisë së Kosovës”, është i qartë Paiç.

- Advertisement -

Përndryshe ministri i jashtëm gjerman ka nënvizuar se procesi i zgjerimit duhet përsëri të vazhdojë. “Ardhmëria e 6 vendeve të Ballkanit është në BE. Gjermania angazhohet edhe më tutje në këtë qëllim” tha Mas.

Por shtoi se shtetet në regjion duhet të tregojnë rezultate e BE të bëjë punën e saj “Nëse ata e bëjnë punën e vetë edhe ne duhet tonën” tha Mas.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit