2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Sa qëndroi Kurti në debatin që e thirri vetë? Opozita e Konjufca ia numërojnë orët

Rekomandime

Grupet Parlamentare të PDK-së dhe LDK-së kanë kërkuar që të ndërprehet seanca pasi kryeministri Kurti nuk gjendej në Kuvend. Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri tha se kryeministri Kurti ka qëndruar vetëm gjysmë ore, ndërsa kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca i replikoi Tahirit duke i thënë se ai ka qëndruar tri orë.

“Kryeministri nuk qëndori as gjysmë ore. Kërkesë e jona është edhe në koordinim me grupet parlamentare opozitare tjera që të ndërprehet seanca dhe të vazhdojmë me pikat tjera sepse pa prezencën e kryeministrit nuk ka kuptim me vazhdu”, tha Tahiri.

- Advertisement -

Kurse Konjufca tha se Kurti ka qëndruar tri orë në sallën e Kuvendit.

“Sa për informatë zotëri Tahiri, unë e kam shikuar me vëmendje se sa ka qëndruar në këtë seancë kryeministri, ai e lëshoi seancën pak pas orës 13:00 që i bjen se ka qëndruar tri orë dhe jo gjysmë ore”, tha Konjufca.

Pas kësaj kanë reaguar deputetët e LDK-së dhe PDK-së duke thënë se kryeministri Kurti e ka lëshuar shumë më herët seancën

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit