Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të opozitës, pas kritikave dhe akuzave ndaj kryeministrit Kurti.
Lajçi e cilësoi si mjerim diskutimet e bëra nga kryetarët e partive opozitare në parlament.
Shkrimtari i doli në mbrojtje Kurtit, kurse partitë opozitare i cilësoi si monafikë të Vuçiqit.
“Uh, çfar mjerimi me i ndëgjua Gonën, Timën, Enverin, Abelardin, Ramushin tue sha shtetin e Kryeministrin e vet!
Veç që s’po i thonë Vuçiqit: Aman, preja krahët ti, se na ia këpusim kaçepin kur t’kthehet!”, shkroi Lajçi në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postim i plotë
Vërtetë mjerim
Kërkoj falje që po iu shkruej kaq shpesh, (se iu betohem që s’ jam i Albinit, e aq ma pak i VV-së), por jam tue përcjellë mbledhjen e Kuvendit, e t’vetmen gja që e kuptova nga diskutimet e kryetarve t’partive ishte:
Ti tregojmë Vuçiqit se kush asht Albin Kurti, para se të takohën!
Që me folë katundarqe i bjen: Ata sot ishin monafikët e Vuçiqit!
Mos u tut prej tij, i çuen fjalë prej foltorës se Kuvendit, se i kanë ra lëpendrat e skyfterit, e asht ba pulë!
Lyp çka të duesh prej tij, se të gjitha ti jep. Bile edhe kufinin ta pranon ne urën e Ibrit.
Uh, çfar mjerimi me i ndëgjua Gonën, Timën, Enverin, Abelardin, Ramushin tue sha shtetin e Kryeministrin e vet!
Veç që s’po i thonë Vuçiqit: Aman, preja krahët ti, se na ia këpusim kaçepin kur t’kthehet!
Vërtetë mjerim!