7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

E turpshme: Flamuri serb vendoset mes flamujve të shqyer kuqezi në kullën e vrojtimit në Koshare

Rekomandime

Një flamur serb, në mesin e shumë flamujve të shqyer kuqezi është vendosur në kullën e vrojtimit në Koshare,.

Një foto e bërë disa ditë pas 22 vjetorit të përfundimit të njërës prej betejave më të lavdishme të UÇK-së në këtë vend, paraqet një gjendje të turpshme të kullës së vrojtimit, në ballë të së cilës është vendosur flamuri serb. Lajmin e ka publikuar edhe mediumi serb, Blic.

- Advertisement -

Fotoja, e cila u publikua në një faqe në Instagram nga serbët, shfaq flamurin serb që valëvitet në rrënojat e kullës së vrojtimit.

“Flamuri i vërtetë në kullën e vrojtimit”, shkruhet në përshkrimin poshtë fotos.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by К О Ш А Р Е (@karaula_kosare)

- Advertisement -

Beteja e Koshares u zhvillua në prill dhe qershor të vitit 1999 në kuadër të Operacionit Shigjeta, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ushtrisë serbe. Ishte njëra ndër betejat më të përgjakshme dhe më të suksesshme e Iuftës së Kosovës. Në këtë betejë ushtria serbe e kishte humbur kontrollin e kufirit Kosovë – Shqipëri, gjë që shënonte një nga fitoret më të mëdha për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke i detyruar ushtarët serbë të largoheshin nga kufiri dhe duke e mundësuar kalimin e sigurt të ar.mëve dhe vullnetarëve nga Shqipëria për në Kosovë.

Beteja e Koshares zgjati nga 9 Prilli deri më 10 Qershor 1999, kur edhe u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës e cila i dha fund Iuftës.

- Advertisement -

Në tetor të vitit të kaluar, një incident i ngjashëm kishte ndodhur te kulla e vrojtimit në Koshare. Një prift serb, e kishte hequr flamurin kuqezi nga kulla. Policia e Kosovës ishte marrë më pas me rastin, ndërsa kishin reaguar edhe nga Organizata e Veteranëve të Iuftës së UÇK-së, duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet e vendit.

Por pas kësaj, një ish-pjesëtar i UÇK-së kishte shkuar dhe e kishte rivendosur flamurin kombëtar në majë të kullës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit