12.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Vuçiq i drejtohet Kurtit dy ditë para takimit: Mos kërcno

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot se ditët e ardhshme nuk do të jenë të lehta.

- Advertisement -

Vuçiq shtoi se pala serbe duhet të tregohet e kujdesshme në dialog.

“Këto nuk janë ditë të lehta përpara. Nuk është koha për fjalë të mëdha. Ne kemi një qëndrim të vendosur. Ne duam të tregojmë se kujdesemi për dialogun dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, por siç mund ta shihni, po bëhet më e vështirë kur ju shikoni se çfarë po bën udhëheqja shqiptare”, u shpreh Vuçiq.

Paralajmërimi i Albin Kurtit për ngritjen e padisë kundër Serbisë për gjencid, Vuçiq tha se dëshmon se kryeministri i Kosovës nuk është i gatshëm për dialog.

- Advertisement -

“Këtu i them që të mos kërcnojë, ai mund të padisë, por kjo tregon se ai është kundër dialogut. Ai mund të sjellë disa njerëz, ne gjithashtu mundemi, por kjo përsëri tregon se ai nuk është i gatshëm për marrëveshje. Vlen të shkohet në Bruksel, sepse nuk keni asnjë alternativë përveç dialogut, sepse çdo bisedë është më e mirë se një e shtënë. Unë dua ta ruaj paqen”, tha Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit