7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

44-vjeçari u mbyt në plazhin e Velipojës, protestojnë disa qytetarë nga Kosova

Rekomandime

Mbytja e një 44-vjeçari në plazhin e Velipojës, ka sjellë protestën e një grupi qytetarësh të ardhur nga Kosova për të pushuar në këtë plazh.

- Advertisement -

Vonesa e urgjencës mbi një orë, ka qenë e pafalshme për turistët nga Kosova. Ndërkohë që ata ngrenë zërin edhe për mungesën e rojeve të plazhit, që në një rast si i viktimës, të paktën do të kishin ardhur në ndihmë.

Tefik Jakupi nga Gjakova, profesor i edukimit fizik, tha për Euronews Albania se vihen re shumë aspekte negative të plazhit, duke përmendur këtu pastërtinë dhe mungesën e rojeve bregdetare.

Një tjetër qytetare e cila protestonte, teksa i shprehu ngushëllimet familjes tregoi se nuk ka qenë në vendngjarje por e ka parë kalimthi.

- Advertisement -

“Më ka ardhur shumë keq që ka vdekur prej mungesës së kujdesit të mjekëve. Emergjenca është vonuar shumë sepse ai ka pasur infarkt por ka mundur dhe të shpëtojë”, u shpreh një qytetare.

Pas protestës së pushuesve nga Kosova, kanë reaguar edhe institucionet shëndetësore në Shkodër, të cilat brenda ditës kanë dërguar autoambulanca dhe staf mjekësor në këtë plazh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit