11.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Kryeministri i Maqedonisë, Zaev tregon si u bë milioner, e pabesueshme me çka

Rekomandime

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka treguar se milionat e parë i ka fituar nga shitja e pemëve dhe perimeve.

- Advertisement -

Ai tha se ka shitur pemë dhe perime, përkatësisht shalqinj, domate dhe speca në tregun e Gornji Millanovac.

“Përfitimi i parë i madh prej 2.4 milionë markave është nga specat e kuqe që i thanim në Strumicë dhe ia dhamë Horgos për prodhim të specit të kuq të thatë. Në Suboticë në vitin 2001 bisedonim për çmimin, cilësinë dhe standardet dhe u dakorduam. Përfitimi ishte 2.4 milionë marka dhe me ato para blemë tullanë”, tha Zaev.

Ai shtoi se kapitali është krijuar në tregun në Gornjë Millanovc dhe nga fabrikat serbe.

- Advertisement -

“Edhe djali dhe e bija ime e dinë se kapitali është krijuar në tregun në Gornji Millanovac dhe nga fabrikat serbe. Tani le të më thotë ndonjë politikan serb e Zaev ka rezerva ndaj Serbisë”, ka thënë ai për Kuririn.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit