1 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Porosi e ashpër e Lajçakut për Serbinë: Nëse doni të vazhdoni drejt BE-së, kjo nuk është rruga që duhet ndjekur

Rekomandime

Ministri i jashtëm sllovak Miroslav Lajçak ka dërguar një porosi të ashpër Serbisë se “nëse do të vazhdoj rrugën drejt BE-së duhet të ndjek zgjedhjet politike që e afrojnë në atë drejtim”, shkruan “B92”.

Shefi i diplomacisë sllovake ka reaguar në këtë formë në paralajmërimin e nënshkrimit të marrëveshjes së tregtisë së lirë me Unioni Euro-aziatik, pas të cilës qëndron Rusia.

- Advertisement -

Nëse jeni serioz në orientimin tuaj evropian, atëherë duhet të përcillni zgjedhjet politike që ju afrojnë atje. Ky hap nuk është një nga ata që duhet” , porositi Lajçak.

Ministri sllovak këtë deklaratë e bëri pas arritjes në Helsinki ku do mbahet takimi me përfaqësuesit e vendeve evropiane dhe ata të Ballkanit perëndimor, ndërkohë q ëka shtuar se “nënshkrimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë me grupin “pro rus” nga ana e Serbisë, është shqetësuese” dhe ka porositur se “nuk mund të shkohet në shumë drejtime në të njëjtën kohë”.

Serbia me 24 tetor do duhej të nënshkruante marrëveshjen e tregtisë së lirë me Unionin Ekonomik Euro-Aziatik, ndërkohë që marrëveshje e këtillë ndërmjet Serbisë dhe Rusisë ekziston që nga viti 2000. Lidhur me paralajmërimin vërejtje Serbisë i është bërë nga Komisioni Evropian, ku qartë Serbisë i është thënë se duhet të heq dorë nga një nënshkrim i tillë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit