Arnautovic e shau me nënë dhe përdori fyerje RAClSTE ndaj yllit shqiptar të Maqedonisë së Veriut

    0
    132

    Futbollisti me prejardhje serbe i Austrisë, Marko Arnautovic, dyshohet se përdori fyerje raclste ndaj një futbollist shqiptar të Maqedonisë së Veriut në një ndeshje të Kampionatit Evropian 2020 të dielën.

    Arnautovic shënoi në fitoren e Austrisë 3:1 kundër Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e tyre hapëse në Grupin C në Euro 2020, por e humbi toruan gjatë festimit të golit dhe iu desh kapitenit të tij, David Alaba, ta qetësojë.

    Paraprakisht Stefan Lainer, Michael Gregoritsch kishin shënuar për t’ia siguruar Austrisë fitoren e parë në historinë e vet në një turne të madh, ndërkohë që goli debutues i Goran Pandevit shërbeu vetëm sa për ta ngushëlluar ekipin maqedonas të dielën në Arenën Kombëtare në Bukuresht.

    Katër futbollistë shqiptarë luajtën titullarë për Maqedoninë e Veriut në ndeshjen e saj debutuese në një turne të madh. Arijan Ademi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski dhe Enis Bardhi ishin, ndërsa Ferhan Hasani dhe Egzon Bejtulahi u lanë në stol.

    Reklamë
    Besohet se Arnautovic, i lindur në Austri nga një baba serb dhe një nënë austriake, ishte inatosur me një ndërhyrje të Egzon Bejtulahit, të cilin e shau pasi shënoi gol.

    U desh ndërhyrja e kapitenit David Alaba për ta qetësuar 32-vjeçarin gjatë festimit të tij fyes dhe racist.

    SuImuesi i Shanghai Port në Superligën e Kinës erdhi nga stoli për ta shfrytëzuar një gabim në mbrojtjen e maqedonasve për ta shënuar golin që e vulosi fitoren e parë të austriakëve në Euro.