9.6 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Vjosa Osmani ia kërkoi dorëheqjen Valdete Dakës?

Rekomandime

Në një takim që ka ndodhur sot në presidencë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ia ka kërkuar dorëheqjen kryetares së KQZ-së, Valdete Dakës

Mediat raportojnë se brenda takimit që u mbajt sot presidentja i ka kërkuar Dakës dorëheqjen nga pozita udhëheqëse në KQZ.

- Advertisement -

Gazeta Express thotë se ka kontaktuar përmes telefonit Dakën dhe këshilltarin e Vjosa Osmanit, Bekim Kupinën.

Asnjëri nga ta nuk është përgjigjur në pyetjet e Gazetës për të parë nëse ky informacion është i vërtetë.

Nuk dihen arsyet që kanë çuar deri te ky vendim i presidencës.

- Advertisement -

Këtë vit Kosova do të ketë në vjeshtë zgjedhjet lokale, derisa, mbledhjet e fundit në KQZ ka një kohë që po përcillen me tensione në mes të Dakës dhe Vetëvendosjes./Express/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit