Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se janë në momentet përfundimtare për fillimin e vaksinimit masiv.
Vitia përmes një postimi në Facebook tha se së shpejti mbërrin në Kosovë kontigjenti i parë i vaksinave Pfizer nga sasia që ka kontraktuar Kosova.
“Së shpejti mbërrin dhe kontigjenti i parë i vaksinave Pfizer nga sasia që ka kontraktuar Republika e Kosovës. Kështu shpresoj dhe besoj që do ta kemi një vjeshtë e dimër më të sigurtë dhe që më të dashurit tanë do të jenë më të mbrojtur.Ju lutem si çdo herë: ndiqni dhe informohuni në njoftimet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë për mënyrën, kohën dhe kriteret e vaksinimit”, ka shkruar Vitia.
Postimi i plotë:
Jemi në momentet përfundimtare të parapërgatitjeve për nisjen e vaksinimit masiv në të gjithë vendin tonë.
Pas shumë sakrificave, humbjeve e vështirësive të këtij viti që lamë pas, kemi mbërritur tanimë në një stacion të ri nga ku mund të nisim rrugëtimin tonë drejt imunizimit.
I kemi siguruar vaksinat, i kemi bërë përgatitjet. Së shpejti mbërrin dhe kontigjenti i parë i vaksinave Pfizer nga sasia që ka kontraktuar Republika e Kosovës.
Kështu shpresoj dhe besoj që do ta kemi një vjeshtë e dimër më të sigurtë dhe që më të dashurit tanë do të jenë më të mbrojtur.
Ju lutem si çdo herë: ndiqni dhe informohuni në njoftimet zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë për mënyrën, kohën dhe kriteret e vaksinimit.
Ju falenderoj të gjithëve për besimin dhe solidaritetin e treguar prej shkurtit të vitit 2020.
Falenderime nga zemra të gjithëve që ndihmuan në sigurimin e vaksinave!
Ecim tutje, për më mirë dhe më sigurtë!