8.9 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Martesat e gjinisë së njëjtë, dy deputetët e Listës Guxo shpalosin qëndrimet

Rekomandime

Kodi Civil i cili përfshin edhe martesat e gjinisë së njëjtë pati ngjallur reagime të shumta mes deputetëve, madje edhe të atyre të së njëjtës parti, pasi qëndrimet nuk ishin të njëjta.

- Advertisement -

Dy deputetët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli dhe Burim Meta kanë shpalosur qëndrimet e tyre sa i përket kësaj çështjeje në emisionin ‘Pressing’ në T7.

Meta tha se për shkak të bindjeve të tij ka qenë kundër këtij Kodi.

“Në bindjen e mija ka qenë një çështje që kam votuar kundër martesave të gjinisë së njëjtë. Është një bindje e imja,. Por me homofibinë nuk ka aspak, nëse e marrim në fjalorin e gjuhës shqipe fjalën homofob ka të bëjë me krejt diçka tjetër me urrejtje e luftim. Unë kam mendu që është jashtë natyrshmërisë, dhe nuk kamë mundur të votojnë pro një cështjeje të tillë. Nga bindjet e mija që i kam personale shkencore.

- Advertisement -

Ne po e dëshmojmë që në çështje të veçanta jemi parti më shumë se demokratike që kemi të drejtë të mendojmë ndryshe”, tha Meta.

Ndërsa, Avdyli tha se ende nuk ka marrë vendim sa i përket martesave të gjinisë së njëjtë, duke thënë se do të konsultohet dhe do të vendos atë që është më së miri për interesin e Kosovës.

- Advertisement -

“Liria e secilit duhet të respektohet. Unë jam kundër diskriminimit, por jam edhe për ruajtjen e vlerave familjare. Këto shkojnë bashkë, se nëse e themi se në këtë ligj nuk thuhet që është martesë po bashkësi civile. Nëse themi se është bashkësi civile dhe me disa ndryshime që kanë me ndodh pas një kohe. Krijimi i bashkësisë civile është diçka duke ndodh atëherë nuk mendoj që ne duhet të jemi aq kokëfortë në kuptimin e asaj ta dëmtojmë Kosovën në proceset integruese.

Do të konsultohem, do ta marrë vendimin që është më së miri për interesin e Kosovës”, tha Avdyli.

Kujtojmë se para rreth një muaji, Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar Kodin e ri Civil.

Nga 61 deputetë sa kanë votuar, për ishin 28, kundër 29 dhe 4 kanë abstenuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit