Haxhiu: Me Thaçin e Veselin ende kam probleme politike

0
46

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se me ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli ende ka probleme politike, por që, sipas saj, këto nuk lidhen me Iuftën.

Ajo deklaroi të mërkurën në “Sonte me Rronin” se e ka obligim si ministre t’i vizitojë të gjithë të akuzuarit nga Dhomat e Specializuara në Hagë, ndërsa tha se është në vullnetin e tyre nëse duan ta takojnë.

“Ata (të akuzuarit në Hagë v.j.) nuk i kanë respektuar institucionet. Pse e kanë bërë, këtë përgjigje më mirë do ta jepnin ata. S’kanë arsye ta bëjnë këtë. Ata duhet t’iu kërkojnë falje qytetarëve për dëmet që ia kanë shkaktuar. Ballafaqimet tona politike kanë qenë të shumta e të ndryshme. Problemin me Thaçin e Veselin e kam ende, ai është politik, s’ka të bëjë me Iuftën”, deklaroi Haxhiu.

Sipas saj, liderët aktualë në Kosovë i përmendin më tepër KRlMET serbe në Kosovë sesa Thaçi e Veseli sa ishin në pushtet.

“Sot nëse i keni parë, edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Konjufca e kryeministri Kurti, në secilin takim, i përmendin KRlMET e Serbisë. Ndërsa, ata kanë pasur diskutime që KRlMET e Iuftës të amnistohen”, është shprehur Haxhiu në KTV.

Duke folur për Gjykatën Speciale, ministrja Haxhiu deklaroi se është e shqetësuar nga puna e këtij institucioni.

“Gjykata Speciale s’e ka asnjë personel shqiptar që punon brenda saj dhe ne e kemi obligim si institucion që të kujdesemi në raport me të drejtat e atyre që po përballen me një proces. Jam e shqetësuar që Avokati i Popullit i Dhomave të Specializuara e ka vetëm një zyrtar ligjor. Kur ne e ngremë shqetësimin se a e keni trajtuar shkeljen e të drejtave të njeriut, na thuhet se është konfidenciale. Qasja është e çuditshme që e kemi parë nga ky takim”, tha Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë potencoi se është e çuditshme se si vizita në Hagë u cilësua si vizitë familjare, e jo institucionale.

“Për mua është e pakapshme se si kur kërkon institucioni të vizitojë, ky trajtohet si takim familjar”.