Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka arritur në kryeqytetin e Belgjikës, Brukselin, ku të martën do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në raundin e ri të dialogut për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Vuçiqi përmes një postimi në Twitter, ka thënë se nuk është ithtar i konflikteve të ngrira, porse pavarësinë e Kosovën nuk do ta pranojë kurrë.
“Për ata që presin se do të firmosim pavarësinë e Kosovës, mund të them se kjo nuk do të ndodhë kurrë.
Jam i shqetësuar për Deçanin (Manastirin v.j.), shpresoj se nuk do të shkojë në mendje asnjë aksion pushtues, Kur dikush ëndërron se ka shtet, e nuk e ka, më pas shpik vula të ndryshme. Mendojnë se janë shumë të fortë, por këtë ua ka mundësuar ish-pushteti (i Serbisë v.j.).
Le të tregohen të dhu.nshëm, kjo tregon për dobësitë e tyre. Kanë treguar se sa janë nervoz dhe se nuk dinë çfarë të bëjnë me veten.
Nuk ka fuqi që mund të na shtyjë të bëjmë diçka kundër interesave tona vitale”, ka shkruar Vuçiq, përcjell b92.net.