18.1 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Jasha, Kosovë jasha, nga sot lejohen dasmat

Rekomandime

Sot më 15 qershor do të hapen sallat e dasmave. Kështu ka thënë kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva.

- Advertisement -

Sogojeva për Ekonomia Online tha se të martën do të dalin edhe me një manual se si do të lejohen mbajtja e ahengjeve.

Ai në një intervistë tha se pritet që nesër të dalin me një konferencë të përbashkët edhe me Ministrinë e Shëndetësisë për hapjen e kësaj veprimtarie.

“Sipas informatave që i kemi do të thotë grupet punuese janë duke punuar, do të thotë i kam dy përfaqësues të Odës dhe përfaqësuesit e ministrisë, dhe sipas informatave kemi edhe prej kryeministrisë janë duke punuar në manual, nesër (sot) zyrtarizohet manuali dhe prej nesër do të filloj edhe të punoj edhe ky sektor”, tha Sogojeva.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit