0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

BE tenton ta arsyetojë arrogancën e Lajçakut, thotë se deklarata për vizat iu nxor nga konteksti

Rekomandime

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar sot për liderët e Ballkanit se “nëse nuk i besojnë BE-së, le të shkojnë diku tjetër”.

Këtë përgjigje Lajçak e ka dhënë pas pyetjes së hulumtuesit Samir Behariq në Forumin Ballkanik, ku e ka pyetur nëse liderët e Ballkanit Perëndimor duhet t’i besojnë BE-së, duke marrë parasysh se pavarësisht premtimeve, Kosovës ende nuk i janë liberalizuar vizat.

- Advertisement -

Në një përgjigje për lajmi.net, nga Bashkimi Evropian nuk kanë pranuar të komentojnë deklaratat e Lajçak.Sidoqoftë, BE ka aluduar se deklarata e Lajçak është nxjerrë nga konteksti.

“Ne nuk komentojmë deklaratat apo komentet e të tjerëve. Megjithatë, ne ju ftojmë ta rishikoni interferencën e plotë që deklarata të mos nxiret nga konteksti”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Hulumtuesi në fjalë përmes një postimi në Twitter ka deklaruar se Lajçak i ka thënë se është bërë “trend” që të kritikohet BE-ja për liberalizimin e vizave.

- Advertisement -

“Tash është bërë trend të kritikohet BE-ja për liberalizimin e vizave, por liderët e Kosovës duhet të shkojnë në shtetet që po bllokojnë lëvizjen që të pajtohen”, ka deklaruar Lajçak, derisa ka pranuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme, sipas Behariq.

Qeveria e Kosovës deri më tani nuk ka reaguar ndaj deklaratave të Lajçak që janë raportuar nga hulumtuesi në fjalë, ndërsa ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons është treguar mjaft i ashpër me Lajçak, duke thënë se “BE-ja po sillet si një okupator kolonial që nuk e pranon faktin se nuk është më relevant”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit