13.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

“O vëlla, ndihmomëni se nuk e di nga ka ardhur DR0GA”, fjalët që Izet Sheqiri ia tha hetuesve

Rekomandime

Besnik Berisha, avokati i biznismenit Izet Sheqiri, një nga shtatë të dyshuarit për përfshirje në sasinë prej 400 kilogramësh K0KAlNË të sekuestruar në Lipjan dje, ka thënë se klienti i tij ishte shumë bashkëpunues me hetuesinë.

Ai në emisionin Pressing në T7 tha se në momentin e parë, klienti i tij, Izet Sheqiri ia dorëzoi hetuesit telefonin e tij, duke i thënë që mundet t’ia kontrollojë të gjitha.

- Advertisement -

“Jam i bindur që edhe Policia edhe hetuesit tanë e dinë që Izet Sheqiri nuk është as [porositësi, as paguesi as transportuesi dhe as shpërndarësi.

Pronari ishte duke u marrë me aktivitetet e tij ditore. Pronari nga momenti i parë ja dorëzojë telefonin hetuesit në prezencën time, tha urdhëno ska pasword edhe kontrollo të gjitha”, tha Berisha.

Madje ai tha se klienti i tij i tha hetuesit që t’i ndihmojnë t’i tregojnë se nga erdhi sasia, pasi nuk ka pasur ide.

- Advertisement -

“Ai ia përsëriste disa herë ‘ O vlla ndihmoëmni edhe ju me ditë ka ka ardhë se nuk kam ide”, hetuesit e ftonin që mbase ta ka punu dikush.

Ishte bashkëpunues natë e ditë që nga moment e deri më sot. I bindur se ai nuk është i përfshirë në këto punë”, tha Berisha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit