14.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Rakiqi nga Jarinja: Vuciq të reagojë, ky është reaksion, jemi në kontakt me Beogradin

Rekomandime

Ministri për Komunitete dhe Kthim i Qeverisë së Kosovës, Goran Rakiq ka thënv se serbët kanë lënë automjetet e tyre në rrugë duke protestuar në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinje. Ai nga atje ka thënë se është në kontakt me Beogradin zyrtar.

- Advertisement -

Rakiq, i rrethuar nga protestuesit serbë ka thënë se është reaksion dhe jo aksion vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për të mos e lejuar asnjë veturë që niset nga Serbia drejt Kosovës të kalojë në pikat kufitare pa u pajisur me targat e përkohshme të Republikës së Kosovës.

“Bisedimet nuk janë tavolinë suedeze të marrësh ate çka të pelqen. Ky nuk është aksion. Ky është reaksion. Populli është i frikësuar”, tha Rakiq.

Ai deklaroi se ka tentuar të kontaktojë me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian në dialog, Miroslav Lajçak.

- Advertisement -

“Kam tentuar të flas me Lajçakun por s’kemi marrë pergjigje. Jemi në kontakt me Beogradin”, tha Rakiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit